Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Thaçi: Të krijohet qeveria. Walker: Kosova ka humbur 100 ditë

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 16:12 | Kosova
Thaçi: Të krijohet qeveria. Walker: Kosova ka humbur 100 ditë

Qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë po presin themelimin e institucioneve, tha të dielën presidenti Hashim Thaçi. Pas takimit të zhvilluar me ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Thaçi i kërkoi kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të pranojë ose refuzojë mandatin për krijimin e qeverisë, pasi siç tha ai, e kishte emëruar atë si kandidat për kryeministër të ardhshëm.

“Koha po kalon, prandaj unë si president i vendit duke e parë angazhimet e kryetarit të partisë së parë që ka dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, duke menduar që do ta pranon sepse është një rregull i pashkruar... unë e kam nënshkruar atë ditë nominimin e Kurtit si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Ai nominim i nënshkrimit tim është ende në tavolinën time të punës këtu. Shpresoj që nuk do të kalojë shumë kohë dhe Kurti do të reflektojë në kuptimin e pranimit të nominimit, në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin”, u shpreh Thaçi.

https://a2news.com/2020/01/18/formimi-i-qeverise-ne-kosove-thaci-kam-nenshkruar-mandatimin-e-kurtit-kryeminister/

Ndërkaq, ambasadori Walker bëri thirrje për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë, duke thënë se Kosova kishte humbur shumë kohë.

“Unë mendoj që Kosovës i duhet një qeveri, ju i keni humbur 100 ditë. Shpresoj që nuk do të zgjasë edhe shumë çështja e formimit të qeverisë, dhe qe Kosova të kthehet në rrugën e progresit, dhe të ndërtimit të një vendi të suksesshëm e me prosperitet në europën qendrore”, tha ambasadori Walker.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po negociojnë prej muajsh për krijimin e një koalicioni qeverisës, por posti i presidentit dhe ai i kryetarit të Parlamentit kanë pamundësuar arritjen e një marrëveshje. Bisedimet në tryezë, krerët e dy partive i kanë zëvendësuar me komunikime përmes letrave. 

https://a2news.com/2020/01/13/kurti-i-pergjigjet-thacit-po-finalizojme-marreveshjen-me-ldk/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli