Thellohet kriza ekonomike, inflacioni zbret në 1,4%, konsumi “pa shenja jete”

Kriza ekonomike dhe pasiguria për të ardhmen kanë frenuar shpenzimet e shqiptarëve. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave, raportojnë se inflacioni zbriti në 1,4% në fund të korrikut, duke dëshmuar se konsumi nuk po jep shenja rimëkëmbjeje. Për të katërtin muaj radhazi që prej marsit, ky tregues shfaq rënie të çmimeve nga muaji në muaj, edhe për produktet bazë të shportës ushqimore, përfshirë frutat dhe perimet, mishin dhe ushqimet e ambalazhuara.