Thellohet kriza, Haradinaj kundër Thaçit e Veselit

Serbia vazhdon të përçajë qeverinë e Kosovës. Krerët e shtetit kanë qëndrime gjithnjë e më të kundërta sa i përket taksës dhe marrëveshjes me Beogradin. Në një letër dërguar disa liderëve botërorë kryeministri Ramush Haradinaj e bën të qartë se cenimi i territorit të Kosovës në dialog me Serbinë është i papranueshëm. Por Presidenti Hashim Thaçi nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për arritjen e kompromiseve të nevojshme me Serbinë në një letër dërguar presidentit amerikan Donald Trump.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN