Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"Thurje" drejt formimit si parti politike, Shabani: Çështje kohe, në Parlament mbrojmë më lehtë kauzat

Nga A2 CNN
16 Gusht 2020, 14:22 | Politikë
"Thurje" drejt formimit si parti politike, Shabani:

“Angazhimi politik i nismës “Thurje” është i diktuar nga koha. Formësimi në parti politike është çëshje kohe”, thotë Endri Shabani për A2. 

Duke qenë në Parlament edhe kauzat do të jenë më të lehta për “Thurjen”, diçka që e kanë mësuar nga eksperienca si aktivistë të Shoqërisë Civile.

“Thurje” zyrtarizoi me firmat e qytetarëve nismën për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, duke siguruar dhe mbështetje në rrugë parlamentare përmes deputetëve opozitarë Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni. Përtej asaj që u arrit në Kushtetutë, beteja nuk ka përfunduar.

Sipas Shabanit i gjithë diskursi se hapja e listave nuk lejon koalicione parazgjedhore ishte dinak dhe u bë për kalkulime te pastra politike, pasi sipas tij njëra nuk përjashton tjetrën.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë