“Thyerja e herësit votëbesim”, Xhafaj nderon kolegët e larguar, “harron” Pandeli Majkon

Në fjalën e tij të parë në legjislaturën e re, Fatmir Xhafaj që ishte mes deputeteve të paktë që arriti të thyente herësin, shpjegon se si siguroi një ulëse në parlament pavarësisht se ishte renditur i 23-ti në listën e socialistëve për qarkun e Tiranës.
Besimin e marreë nga votuesit e cilësoi si një vlerësim për atë çfarë ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij në politikë. Mes atyre që zgjodhi të veçojë me emër, ra në sy mungesa e Pandeli Majkos, i cili nuk ia doli ta thyente herësin.