Tifozët zëvendësohen nga manekinët në Tajvan

Ndërsa thuajse i gjithë globi mbetet në izolim, Tajvani nis sezonin e ri të bejsbollit. Gjithsesi, prej frikës së pandemisë koronavirus, autoritetet kanë lejuar që ndeshjet të luhen, por pa praninë e tifozëve. Kjo ka bërë që klubet të improvizojnë mbështetës specialë, duke i mbushur tribunat me manekinë apo edhe me fytyrat e printuar të tifozëve. Mbështetësit e pazakontë, të cilët ishin veshur me uniformat dhe ngjyrat e skuadrës vendase, u shfaqën në impiantin ndërkombëtar të bejsbollit, në qytetin e Taoyuan.