Tigri parashikon finalen e Super Bowl

Një tigër vetëm 10-javësh ka bërë një parashikim për fituesin e finales së Super Bowl, të futbollit amerikan, që do të zhvillohet më 8 shkurt, mes Tampa Bay Buccaneers dhe Kansas City Chiefs. Por parashikimi ishte disi i pazakontë. Fillimisht, tigri zgjodhi për t’u futur në kutinë me stemën e Tampa Bay, por pastaj kaloi në atë të Kansas City dhe e shkatërroi duke e kafshuar atë.