Tingujt e violinës për t’u “çliruar” nga izolimi

Është vërtetë e vështirë të gjesh një rutinë në karantinë në shtëpi. Por muzika, librat apo filmat mund të plotësojnë boshllëkun që mund të kemi gjatë këtyre ditëve. Artistët, edhe pse larg skenës, apo habitatit të tyre natyral, duket se po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë situatë, duke na argëtuar ne, duke zënë kohën e tyre dhe madje me krijimtarinë e tyre ndjekin edhe aktualitetin e përditshëm. Një prej tyre është Flogert Shatraj, i cili gjatë këtyre javëve po ushqen ndjekësit e tij me tingujt e violinës.