Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tirana nën izolim, kryeqyteti ndalet nga koronavirusi

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 11:58 | Lifestyle
Tirana nën izolim, kryeqyteti ndalet nga koronavirusi

Tirana është qyteti shqiptar me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Shqipëri. Që nga java e dytë e marsit, kryeqyteti shqiptar ka kufizuar ndjeshëm lëvizjet dhe oraret, ndërsa shkollat qëndrojnë të mbyllura tanimë prej mbi një muaj.

Dy spitalet kombëtare Covid-19 ndodhen në Tiranë. Përkatësisht, Spitali Infektiv dhe Sanatoriumi “Shefqet Ndroqi”.

Kuvendi i Shqipërisë i ka ndërprerë aktivitetet normale dhe pritet t’i rihapë nën masa të rrepta sigurie shëndetësore. Shumë nga aktivitetet komerciale të Tiranës qëndrojnë të mbyllura prej javësh. Të mbyllura janë edhe të gjitha restorantet, kafenetë dhe baret të cilat normalisht qëndrojnë plot.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 5,9 milionë persona vizitojnë Shqipërinë në një vit, dhe një pjesë e mirë e tyre kalojnë të paktën një ditë në Tiranë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani