Tiranë, makina e avokatit përfshihet nga flakët

Automjeti në pronësi të një avokati është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe nuk ka persona të lënduar.

Makina ka qenë e parkuar mes pallateve në momentin kur ka marrë flakë. Menjëherë mbërritën forcat zjarrfikëse, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet për një zjarr të qëllimshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN