Në një lidhje “live” në Ditarin e orës 09:00 në A2, mjeku infektolog në Prishtinë, Valbon Krasniqi bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe një tjetër person në Kosovë, duke e çuar në 20 numrin total të të prekurve.
Krasniqi u shpreh se personi i 20 i prekur është një grua 55-vjeçare, e cila është familjare e një prej të prekurve të mëparshëm.
Mjeku theksoi se edhe në Kosovë rastet e para janë persona të ardhur nga Italia. Ai tregon se 7 persona janë anëtarë të një familjeje.
Krasniqi foli edhe për gjendjen shëndetësore të 20 personave të prekur. “Nga 20 persona të prekur, 13 janë duke u trajtuar ne spital. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, tha Krasniqi.