Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Tjetër vatër zjarri në Durrës, era favorizon flakët

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 17:30 | Aktualitet
Tjetër vatër zjarri në Durrës, era favorizon flakët

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në rrethinat e Durrësit. Këtë herë në bimësi dhe shkurre në kodrinat e Shën Pjetrit (Gjiri Lalëzit), duke dëmtuar të mbjellat.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për lokalizimin e flakëve, ndërsa prania e erës favorizon përhapjen e flakëve.

Deri më tani nuk ka rrezik në banesa, pasi ndodhen ende larg nga vatra e shfaqur mesditën e sotme në këtë zonë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë