Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Tjetërsuan votat”, KQZ kallëzon 67 numërues, dyshime edhe për 20 raste votimi të shumëfishtë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 16:44 | Politikë
“Tjetërsuan votat”, KQZ kallëzon 67 numërues, dyshime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të kallëzojë penalisht 67 numërues për tjetërsim të vullnetit të zgjedhësve dhe 20 persona si të dyshuar për votim të shumëfishtë. Pas përfundimit të verifikimit të materialeve zgjedhore të 519 qendrave të votimit, KQZ pa të arsyeshme marrjen edhe të masave administrative.

Verifikimi i materialeve zgjedhore tregoi se zgjedhjet parlamentare nuk ishin të kulluara. 1 muaj pas përfundimit të procesit të verifikimit pas zgjedhore, KQZ vendosi të dërgojë për ndjekje penale numëruesit e 18 qendrave të votimit të akuzuar për tjetërsim votash.

Shkelet e numëruesve ishin kryesisht tek votat preferenciale, ku për ndryshimet Brenda kampit socialist janë akuzuar edhe numëruesit demokrat dhe  anasjelltas.

Krahas numëruesve, KQZ ka konstatuar edhe raste të dyshimta për votim të dyfishtë.

Përveç kallëzimeve, KQZ vendosi t’i propozojë Komisioni të Ankimimeve dhe Sanksioneve gjobitjen e 32 sekretarëve të KZAZ-ve për administrim të gabuar të materialeve zgjedhore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani