Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tkurren investimet e huaja, ndikon edhe përfundimi i TAP

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 13:10 | Ekonomi
Tkurren investimet e huaja, ndikon edhe përfundimi i TAP

Shqipëria ndodhet në vështirësi për investime të huaja, një ndër burimet e rritjes ekonomike të vendit në këtë periudhë krize. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për një tkurrje të kapitalit të huaj që është futur në ekonominë shqiptare këtë vit. Në 6-mujorin e parë të 2020, investimet e huaja direkte ishin 454 milionë euro, me rënie 92 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Përfundimi i projektit të gazsjellësit TAP, por edhe pandemia e COVID 19 vlerësohen si arsyet kryesore të tkurrjes së investimeve të huaja. Por këta nuk janë faktorët e vetëm. Investitorët e huaj vlerësojnë se të bësh biznes në Shqipëri nuk është aspak e lehtë, përkundrazi. Pak ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit konstatoi se korrupsioni është pengesa kryesore, ndërkohë që faktorë të tjerë janë edhe përdorimi i lartë i Partneritetit Publik-Privat, si një praktikë shqetësuese që po dëmton konkurrencën apo edhe problemet e vjetra që nuk marrin zgjidhje, si pronësia mbi tokën, lejet e ndërtimit, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, etj.

https://a2news.com/2020/09/05/efektet-e-covid-19-ndryshon-gjeografia-e-tregtise-se-jashtme/

Nga ana tjetër, shqetësuese është edhe qasja e qeverisë nga investitorëve, shpesh herë arbitrare në ndërprerjen e kontratave. Kjo ka bërë që shumë kompani t'i drejtohen arbitrazhit ndërkombëtar, duke ngarkuar me kosto financiare në miliona euro taksapaguesit shqiptarë. Rasti më i fundit ishte ai i kompanisë greke Aktor, e cila fitoi të drejtën në arbitrazh për dëmshpërblim në shumën e 44 milionë eurove, për shkak të ndërprerjes së njëanshme të kontratës dhe mospagesës së punimeve shtesë në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan.

https://a2news.com/2020/08/18/eksportet-ne-pikiate-sektoret-dhe-kompanite-me-te-goditura-nga-kriza/

A2 CNN Livestream

Dita jonë