Tmerri i pushuesve, nga Elbasani në Sarandë për të grabitur

Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë të Elbasanit finalizuan me sukses operacionin “Pushuesit” në fund të të cilit vunë në pranga 3 persona për një seri vjedhjesh të pushuesve gjatë sezonit turistik.

3 të arrestuarit ishin kthyer në tmerrin e pushuesve pasi rrëmbenin shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolat në banesat që kishin marrë me qira apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin.