Tom Ford prezanton koleksionin për gra e burra

Koleksioni për burra dhe gra i Tom Ford, hapi javën e modës në Nju Jork. Veshjet kishin prerje të thjeshtë ndërsa materialet dominuese ishin lëkura dhe kadifja.
Tom Ford çel javën e modës në New York vëmendja e botës së modës është zhvendosur në Nju Jork. Koleksioni vjeshtë dimër 2019-të i Tom Ford, çeli javën e modës në qytetin që nuk fle.
Ford prezantoi krijimet më të reja për gra dhe burra, të cilat kishin ngjyra të pasura, nga e kuqja e thellë tek grija e çeliktë.
Mjeshtër i ekseseve, këtë herë dizenjatori kishte zgjedhur thjeshtësinë. Kjo ishte mënyra e tij e reagimit, ndaj asaj që e quajti kulturë e negativitetit në botë.
Peliçet, materialet e lëkurë e kadifes dominuan koleksionin. Shfaqja u mbyll me një seri veshjes për mbrëmje, ku nuk mungonte detaji i preferuar i kompanisë, zinxhirët…

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN