Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tomini: Ka rritje të të shtruarve në spital, duhet ndërgjegjësim nga ana e popullatës

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 08:48 | Aktualitet
Tomini: Ka rritje të të shtruarve në spital, duhet

Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi në studion e “Dita jonë” në A2 se është shtuar numri i personave të shtruar në spital me Covid-19.

“Kemi 10 raste në terapi intensive, që është një numër i lartë. Gjithsej, kemi 78 të shtruar, që përkon me një situatë që ne e konsideronim pikun në mars. Është zgjeruar edhe grupmosha e të shtruarve, sot janë të shtruar edhe persona të moshës 30-40 vjeç”, theksoi Tomini.

Ajo sqaroi se rritja e numrit të testimeve ka lidhje me zgjerimin e kontakteve gjatë 24 orëve.

“Në kohën e karantinës kishim kontakte minimale dhe kjo reflektohej në testimet e atyre javëve. Sot, kontaktet janë më të shumta dhe të zgjatura në kohë dhe rrjedhimisht janë rritur edhe testimet”, u shpreh Tomini.

“Duhet ndërgjegjësim nga e gjithë popullata. Çdo person i rezultuar pozitiv, edhe pse pa simptoma, përbën rrezik për familjarët dhe të gjithë kontaktet e tij. Duhet ndjekur karantinimi dhe distancimi fizik. Gjithashtu, në ambiente të mbyllura, duhet mbajtur maskë”, nënvizoi Tomini.

Kur u pyet nëse publikimi i emrave të personave të infektuar do të ndihmonte në uljen e përhapjes së infeksionit, Tomini tha: “Elementet e konfidencialitetit janë shumë të rëndësishëm përsa i përket sëmundjeve infektive. Ka shumë persona të sëmurë në vendin tonë, me sëmundje të tjera ngjitëse, që mbrohen nga ligji për të drejtat individuale”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani