Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Tomini: Mendohet se koronavirusi do të ketë edhe një sezon tjetër

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 19:30 | Aktualitet
Tomini: Mendohet se koronavirusi do të ketë edhe një sezon

Eugena Tomini, specialiste pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, deklaroi se koronavirusi ka shumë mundësi që të rikthehet sërish, pasi të ketë kaluar periudha e emergjencës.

Kur u pyet se kur mund të rinisë lëvizja e lirë e njerëzve, Tomini tha: “Javët në vijim do të na tregojnë se në çfarë trendi do të jemi, por sipas projeksioneve, COVID-19 do të ketë sezon tjetër. Do të ketë rikthim të tij”.

Në lidhje me testimet, Tomini shpjegoi se bëhen sipas rekomandimeve të OBSH-së: çdo rast i dyshuar testohet dhe çdo kontakt i afërt i personave të prekur testohen. Sipas saj, laboratori i ISHP-së mund të bëjë 500 testime në ditë.

Ajo shpjegoi se nuk njihen testimet në spitalet private pasi laboratori i ISHP-së është i vetmi i certifikuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë