Topalli për A2: Faleminderit demokratëve për kandidimin, komisioni truk i Bashës

Në mbyllje të fazës së parë të seleksionimit të kandidaturave, Jozefina Topalli është një prej rreth 1000 emrave të propozuara nga baza demokrate, që janë përzgjedhur për në fazën tjetër. Por ish-kryetarja e Kuvendit, e kontaktuar nga A2, paralajmëron refuzimin për t’u bërë pjesë e këtij procesi të nisur në PD, ndonëse shprehet mirënjohëse ndaj bazës së partisë që e kërkon përsëri në Parlament.