Një shtetas kosovar është arrestuar në Elbasan për trafik armësh nga Serbia në drejtim të Shqipërisë.
Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, të cilit i janë sekuestruar 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.