Trafik i rënduar në disa akse, policia me shërbim të shtuar, mbi 200 gjoba për 3 orë

Policia Rrugore ka bërë të ditur se që pas orës 16:00 të së dielës është krijuar trafik në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, por edhe në Rrugën e Kombit, si pasojë e kthimit të qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike.