Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Trafik klandestinësh me gomone, rastet e kapura në Vlorë dhe Itali forcojnë dyshimet

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 13:56 | Kronikë
Trafik klandestinësh me gomone, rastet e kapura në Vlorë dhe

Që prej vitit 2017, kur Ballkani mbylli kufijtë për emigrantët nga Lindja e Mesme, është rritur numri i klandestinëve që tentojnë të përdorin Shqipërinë për të arritur në vendet e BE.

Kjo ka sjellë që në vendin tonë të rritet shqetësimi i riaktivizimit të linjave të trafikut klandestin si tokësor ashtu edhe detar. Ky shqetësim u bë më real pas janarit të këtij viti, kur në vendin tonë dhe veçanërisht në Vlorë janë kapur grupe emigrantesh që dyshohet se do të trafikoheshin me gomone.

 Sinjalet për një rrugë trafiku me gomone përmes Adriatikut vihen re edhe me shtimin e numrit të refugjatëve nga Lindja e Mesme, të bllokuar nga policia në Vlorë gjatë këtij viti.

Pak ditë më parë policia e Vlorës gjeti të strehuar në një banesë në qendrën historike të qytetit 21 emigrantë nga Egjipti, që prisnin të iknin me gomone drejt Italisë. Po të njëjtën ditë 4 persona ranë në prangat e bluve të Vlorës,  pak para se të hynin në port ku do tentonin kalimin me kamione.

Rreth një muaj më parë, dy shtetas u arrestuan në përpjekje për t’u larguar në Itali me gomone. Ndërsa në fillim të janarit, një grup prej 33 emigrantësh kurdo-irakenë u kapen nga marina e Leçes, ndërsa zbarkuan në brigjet e Salentos të lagur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas gazetës La Repubblica, emigrantët u raportuan autoriteteve se kishin mbërritur në brigjet italiane në bordin e një gomoneje të nisur nga Shqipëria. Ndërkohë që një pjesë tjetër e emigrantëve që kalojnë përmes Shqipërisë tentojnë rrugën tokësore drejt Malit të Zi, ku edhe në këtë segment nuk kanë munguar arrestimet të organizatorëve të këtij trafiku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë