Trafiku drejt bregdetit, Mitat Tola: Zgjidhni rrugë alternative

Në kohën që bregdeti është kthyer në destinacionin e preferuar, kjo dhe me rritjen e ndjeshme të temperaturave, trafiku nga ana tjetër e ka bërë të pamundur rrugën.
Sipas kreut të policisë rrugore Mitat Tola qytetarët duhet të mendojnë dhe për oraret e nisjes por dhe rrugët alternative.
“Ata drejtues mjeti që nuk duan të shkojnë te Gjiri i Lalëzit ose në Durrës, mund të zgjedhin të udhëtojnë në mënyrë komode drejt tunelit të Krabës, të devijojnë në Peqin dhe të dalin në Rrogozhinë shumë përpara, duke lehtësuar edhe të tjerët”, deklaron drejtori i përgjithshëm i policisë rrugore.
Në raste të tilla vonesash në trafik ku nuk munguan as aksidentet me pasoja të rënda drejtuesit bëhen nervozë ndaj dhe bëjnë parakalime të gabuara apo në radhë të gjata të trafikut të rënduar.
Sipas Tolës parakalimi në një kohë kur të gjithë presin do të ndëshkohet me pezullim deri në 4 muaj të patentës, ndërsa çdo shkelje do të ndëshkohet nga radarët automatik.
“Do të përdorim një teknikë të ndryshme ndëshkimi. Nuk do t’i ndalojmë piratët rrugorë, do t’i fotografojmë dhe masa do t’i çohet në shtëpi”, vijon Tola.
Policia iu bëri apel qytetarëve dhe në përdorimin e celularit apo dhe pijet alkoolike të cilat vijojnë të jenë burimi kryesor i aksidenteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2