Trafiku i kokainës në Holandë, SPAK kërkon konfiskimin e 17 pasurive të Valentin Selajt

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i kërkon gjykatës të kalojë në llogari të shtetit 17 pasuri të luajtshme e të paluajtshme në Lezhë, që dyshohet të jenë krijuar përmes parave të pista. Ndër to janë më shumë se 8 hektarë truall, 2 banesa, 4 garazhe, një automjet dhe disa llogari bankare. Pasuritë në fjalë i përkasin Valentin Selës dhe familarëve të tij. Hetimi pasuror ndaj Selës nisi në korrik të vitit të kaluar, pas dyshimeve se pasuritë në emër të tij, apo familjarëve, vinin nga veprimtaria kriminale jashtë vendit.