Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Trafiku i qenieve njerëzore, Ministria e Brendshme plan veprimi, pritet ndryshimi i Kodit Penal

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 16:57 | Kronikë
Trafiku i qenieve njerëzore, Ministria e Brendshme plan veprimi, pritet

Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit, i publikuar në qershor të vitit të shkuar tregonte se qeveria shqiptare nuk i ka plotësuar standardet e ligjit për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Sipas raportit të DASH qeveria shqiptare ka përndjekur dhe gjykuar më pak raste se më parë, dhe numri i ndërhyrjeve të forcave të rendit ka qenë në nivele të ulëta.

Për këtë, Ministria e Brendshme ka nisur konsultimet publike për të hartuar planin kombëtar të veprimit në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Sipas Ministrisë së Brendshme kjo luftë është adresuar pjesërisht nga Strategjia kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në kuadër të garantimit të një mjedisi të sigurtë për shoqërinë. Si një ndër prioritete tkryesore të qeverisë shqiptare  por edhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian plani kombetar I veprimit parashikon ndërhyrjen në kodin penal për të bërë të mundur identifikimin e menjëherëshëm të viktimave të trafikimit.

Rëndësi e vecantë do I kushtohet dhe trafikimit të brendshëm por edhe të fëmijëve në rastet e shfrytëzimit ekonomik. Të dhënat e prokurorisë së përgjithshme tregojnë se procedimet penale apo dhe të dënuarit për trafikim te te miturve nuk janë ndalur as përgjatë viteve 2019-2020.

Trafikimi I personave të rritur nga ana tjetër vijon të mbetet në nivele të larta. Ndryshimet ligjore parashikojnë dhe monitorimin e të gjithë ata zyrtarëve që janë të përfshirë në trafikimin e qënieve njerëzore ndërsa të gjitha patrullat policore do të trajnohen që të hetojnë raste të tilla. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë