Trafiku i refugjatëve në Vlorë, kapen klandestinë dhe gomone, por jo organizatorët

Lulëzimi i trafikut të klandestinëve është kthyer në një prej problematikave me të cilat po përballet Policia e Vlorës, pasi qyteti është tashmë i njohur për trafiqet e paligjshme drejt brigjeve italiane. Pas mbylljes se kufijve të Europës, vendi është përballur me një valë të re emigrantësh, të cilët vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe që kanë destinacion final shtetet e Europës Perëndimore. Dhe Vlora është kthyer në një pikë nga ku klandestinët, të kontaktuar nga grupet shqiptare por jo vetëm, tentojnë kalimin drejt brigjeve italiane, duke rigjallëruar trafikun klandestin me gomone.

Klandestinët janë kapur në rrugë dhe qytet në pritje për t’u nisur. Edhe gomone janë kapur që kanë çuar klandestinë përtej brigjeve. Por ajo qe mbetet problematike është cilësia e hetimit të këtyre rasteve dhe kapja e organizatorëve.