Tragjedia në Greqi, qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare
Greqia është zgjuar nën shok këtë të mërkurë, pas një prej tragjedive më të rënda hekurudhore në historinë e vendit. Të paktën 36 vetë u vranë dhe mbi 66 janë plagosur pasi një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një tren mallrash, pranë qytetit të Larisës. Shumë persona besohet se janë të bllokuar në vagonët e parë, dhe ekziston frika se bilanci mund të rritet.