Trajneri Prenga nis zyrtarisht punën te Laçi

Me Besnik Prengën në stol, Laçi realizoi atë që u cilësua “ëndrra e një nate vere”, kalim i turit të parë në Europa League përballë një emri me peshë, si qipriotët e Anorthosis. Arritje, e cila dukej e pamundur. Trajneri u rikthye te bardhezinjtë, për të dytën herë, pasi mbylli kontratën me kroatët e Lokomotivës së Zagrebit. “Kur u largova nga Laçi, e thashë që ndoshta do të ketë një rikthim. Nuk e mendoja që do të ishte kaq e shpejtë, por gjithmonë, me kënaqësi, do ta pranoja ftesën, kështu që dhe tani e pranova. E di se pritshmëria është e madhe dhe ditët janë pak. E di se ku kam ardhur, pasi e njoh ekipin dhe i njoh çunat. Do mundohem të marr 100% nga ekipi, pavarësisht se nuk ka kohë”, u shpreh Besnik Prenga, trajner i Laçit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN