Trajtimi financiar për policët, Lleshaj: Jemi polici e plakur në raport me popullsinë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në Komisionin e Sigurisë se policia shqiptare është e plakur në raport me popullsinë. Duke diskutuar mbi projektligjin për trajtimin financiar të efektivëve, Lleshaj tha se të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vite shërbim, mund të bëjnë kërkesë për t’u larguar nga radhët e uniformave duke përfituar 50 përqind të pagës neto.