Trajtimi i pacientëve sa kushton në botë për t’u shëruar nga Covid-19?

Gjëja e fundit që një pacient i infektuar me Covid-19 duhet të mendojë është fatura për t’u paguar për trajtimin. Por kjo sigurisht nuk është diçka e parëndësishme. Në shumicën e vendeve, shteti paguan për shërimin e të prekurve nga koronavirusi i ri, por ka edhe nga ato shembuj kur preket dhe xhepi i pacientëve, rëndë madje.