Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Trajtimi me plazmë, ekspertët në SHBA janë mosbesues

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 15:10 | Bota
Trajtimi me plazmë, ekspertët në SHBA janë mosbesues

Një panel ekspertësh i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA, thonë se mjekët nuk duhet të përdorin plazmën konvaleshnte si trajtim standard për Covid-19 derisa të jenë kryer studime të tjera. Paralajmërimi vjen pak më shumë se një javë pasi Agjencia e Ilaçeve dhe Ushqimeve autorizoi përdorimin e plazmës dhe presidenti e cilësoi këtë si një hap historik. Por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se nuk ka të dhëna mjaftueshëm për përdorimin e plazmës së personave të shëruar si trajtim për koronavirusin.

Aktualisht janë tri vaksina në fazën e tretë të eksperimenteve te njerëzit në SHBA, por mjeku Anthony Fauci këmbëngul se siguria e provuar është më e rëndësishme së shpejtësia. “Nuk do ta donit një vaksinë të disponueshme për publikun e gjerë nëse nuk do të ishte e sigurt”, u shpreh ai.

Pasi tha se një vaksinë mund të autorizohet për përdorim emergjent para përfundimit të fazës së tretë, kreu i Agjencisë së Ilaçeve dhe Ushqimit pohoi se mund të konsideronte dorëheqjen nëse do të nxitej të miratonte vaksinën para se ajo të ishte gati. “Mendoj se të gjitha mundësitë janë në tryezë. Shpresoj të mos jem në një pozitë të tillë”, tha Dr. Stephen Hahn, komisioner i FDA-së. Nëse një vaksinë do të miratohet fillimisht do të jetë në sasi të limituar. “Shumë kompani që janë në fazën e tretë të eksperimenteve flasin për vaksina me dy doza”, tha Dr. Richina Bicette, nga Kolegji Baylor i Mjekësisë.

Por cilët do ta marrin të parët? Një komision i pavarur që këshillon qeverinë federale, publikoi një propozim prek 4 fazash që fillon me punonjësit e shëndetësisë dhe njerëz që janë më të cenueshëm nga Covid-19. Numri mesatar i rasteve ditore dhe vdekjeve nga Covid-19 në SHBA, ka rënë përgjatë 7 ditëve të fundit, ndërsa vala e infektive duket se po zhvendosen nga jugu drejt shteteve qendrore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani