Trajtimi me plazmën konvaleshente, SHBA e autorizon, Trump: Është njoftim historik

Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet, FDA, autorizoi përdorimin e një trajtimi emergjent për Covid-19: atë me plazmë konvaleshente. Por çfarë është kjo? Konvaleshent, nënkupton këdo që është shëruar nga një sëmundje. Komisioneri i FDA, Stephen Hahn, shpjegon plazmën.