Tramezzani, mesazh Shqipërisë: Zemra ime është aty!

Prej vitit 2016, pak muaj përpara dorëheqjes së Gianni De Biasit, Paolo Tramezzani u largua nga Shqipëria për të nisur një karrierë të re në stol. Dy aventura në Zvicër te Lugano dhe Sioni për ish-zwvendwstrajnerin kuqezi, i cili tashmë drejton qipriotët e Apoel-it. Aktualisht në krye të kampionatit, skuadra nga Nicosia është drejt konfirmimit si kampione, ndërsa në këtë sezon synon të fitojë edhe kupën e Qipros. Pak javë më parë, klubi i rinovoi kontratën Tramezzani-t, edhe për një tjetër vit, me trajnerin që edhe pse larg, nuk e harron Shqipërinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2