Transporti ndërkombëtar i mallrave, Gonxhja: Më i shpejtë se më parë, kujdesi është shtuar

Drejtor i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, u shpreh në A2 se nuk ka asnjë problem për transportin e produkteve ushqimore dhe atyre farmaceutike pas shpalljes së pandemisë botërore. “Doja të garantoja publikun që të jemi bashkë, të qetë, se është një proces i garantuar. Janë marrë masat e menjëhershme. Komisioni Europian ka përcaktuar detyrimet. Transporti i mallrave vijon më lirshëm edhe se para pandemisë”, tha Gonxhja.