Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Transporti publik në Tiranë, vonesat dhe ajrimi, “gangrenat” e autobusëve

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2019, 11:04 | Aktualitet

Me mijëra banorë të Tiranës qarkullojnë çdo ditë në 16 linjat e autobusëve. Trafiku është një prej problemeve më kryesore, si për automjetet private ashtu edhe ato të transportit publik, ku edhe autoambulancat mezi përshkojnë pak kilometra.

Mjetet e transportit publik përdoren në çdo stinë, në gushtin e nxehtë, në shtatorin kur nis mësimi në shkolla, apo edhe këtë fillim nëntor me shi.

Në një nga urbanët e linjës së Selitës
https://a2news.com/2019/11/05/bashkia-transporti-publik-problematik-por-modernizimi-kushton/

Disa qytetarë pajisen me abone, ku janë shtuar elementët e sigurisë, ndërsa shumë të tjerë paguajnë nga 400 lekë të vjetra për çdo lëvizje me urban. Nëse në Romë, me 1.5 euro, një qytetar mund të udhëtojnë deri në 100 minuta, në çdo linjë autobusi, në kryeqytetin e shqiptarëve duhet të paguash shumë më shtrenjtë.

Gazetari i A2, Mariglen Mulla

Le të provojmë të përshkojmë 1.8 kilometra në Tiranë. Nisin ankesat e para. Ata që presin autobusin fillojnë të ankohen. Dikush tjetër flet vetëm jashtë kamerave. Jo çdokush di të orientohet në kaosin e Tiranës. Autobusët mbushen plot, të gjithë. Udhëtimi vijon me linjën e Selitës, por kamerat nuk janë të mirëpritura përherë, ndaj tentativa e parë dështon. Në autobusin tjetër paguajmë 800 lekë për 2 persona. Pasagjerët kanë nevojë për ajër. Nxënësit sapo kanë mbaruar mësimin dhe një pjesë e administratës ka dalë nga puna, ndaj Unaza është plot.

https://a2news.com/2019/11/05/automjetet-e-transportit-publik-eksperti-ne-gjendje-te-keqe-kamionet-u-bene-autobuse/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani