Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Trashëgimia ndër breza, mësuesi i historisë krijon muzeun etnografik në Pustec

Nga A2 CNN
30 Shtator 2020, 14:10 | Aktualitet

Atë që pushtetet lokale nuk e kanë bërë për vite e vite të tëra, mësuesit i është dashur që me punë dhe përkushtim të arrijë dhe të krijojë muzeun e parë etnografik në zonën turistike të Prespës në bashkinë e Pustecit.

Spase Tërpo, tregon që në mini-muzeun e tij ka arritur të shfaqë që nga veshjet e shekullit të 19, veglat e punës deri edhe te koha e viteve të komunizmit.

“Këtu mund të gjejmë objekte që para 3 brezash. Muzeu është i ndarë në tri pjesë, korridori ku ndodhen fotografi familjare, pjesa e dytë që flet për rrjetën në shekullin e 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të dhe pjesa e tretë që përqendrohet më shumë në epokën komuniste”, thotë Tërpo.

Spase Tërpo

Turistët që vizitonin Pustecin ishin shtysa që mësuesi i historisë të ndërmerrte vendimin për hapjen e këtij muzeu.

Pusteci është një bashki e vogël, por me potenciale të mëdha turistike duke filluar që nga ai liqenor e për të vijuar me atë historik apo kulturor për faktin se në territorin e saj janë të vendosura dhjetëra kisha të frekuentuara nga eremitët. Por problemi madhor i zonës është mungesa e investimeve nga pushteti qendror, kryesisht pasi vetë bashkia ka një buxhet të papërfillshëm për kryerje investimesh qe do të ndihmonin turizmin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani