Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Trau” antiCovid i Kosovës, Dasho: Vendim për t’u përshëndetur

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 20:21 | Aktualitet
“Trau” antiCovid i Kosovës, Dasho: Vendim për t’u

Epidemiologu Erion Dasho, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se mbështet plotësisht autoritetet e Kosovës për të shtrënguar masat në kuadër të pandemisë, duke kërkuar vaksinimin me 3 doza, ose me 2 doza plus test negativ PCR-je për të hyrë në vend.

“Është vendim për t’u përshëndetur. Që në fillim të pandemisë, Kosova është përpjekur shumë më tepër se Shqipëria për ta renditur vendin në krah të vendeve të tjera europiane. Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të prera në Kosovë edhe me vaksinat, duke mos pranuar asnjë vaksinë që nuk ishte certifikuar nga EMA”, tha Dasho.

Më tej, epidemiologu shtoi: “Shqipëria ka pasur qasje amatoreske në lidhje me pandeminë. Kjo ndodh sepse në Kosovë, në Ministrinë e Shëndetësisë ka specialistë, ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë shqiptare ka vetëm një ose dy mjekë”.

https://a2news.com/2022/01/23/kosova-shtrengon-masat-qytetaret-kthehen-ne-kufi-nese-nuk-kane-3-doza-vaksine-apo-test-pcr/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani