Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Trazirat në Kazakistan, presidenti udhëzon ushtrinë të qëllojë manifestuesit

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 16:47 | Bota
Trazirat në Kazakistan, presidenti udhëzon ushtrinë të

Lideri autoritar i Kazakistani tha se ka udhëzuar forcat e sigurisë të qëllojnë pa paralajmërim me armë zjarri, manifestuesit anti-qeveritarë.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev pohoi gjithashtu se 20 mijë banditë, siç i cilësoi, kishin sulmuar qytetin kryesorë Almati, epiqendër e protestave të dhunshme, të nxitura nga rritja e çmimit të karburantit.

Ai fajësoi terroristë të trajnuar jashtë vendit, pa ofruar prova për pretendimin. Ministria e Brendshme bëri të ditur se 26 kriminelë të armatosur, siç i quajti, dhe 18 efektivë ishin vrarë deri më tani në trazira.

“Terroristët vazhdojnë të dëmtojne pronën publike dhe private dhe të përdorin armë kundër qytetarëve. U kam dhënë urdhër agjencive të sundimit të ligjit dhe ushtrisë që të hapin zjarr pa paralajmëruar.  Kemi të bëjmë me banditë të armatosur dhe trajnuar, vendas e të huaj”, tha presidenti.

Në një fjalim televiziv, Tokayev tha se trupat paqeruajtëse të dërguara nga Rusia dhe shtetet fqinje, kishin mbërritur me kërkesë të tij dhe do të qëndronin përkohësisht për të garantuar sigurinë.  

Presidenti i përcolli falënderime të veçanta homologut rus Vladimir Putin për dërgimin e trupave që janë pjesë e një kontingjenti prej 2500 ushtarësh, të organizatës së traktatit të sigurisë kolektive, të drejtuar nga Rusia.

Kazakistani konsiderohet si vend autoritar dhe shumica e zgjedhjeve fitohen nga partia në pushtet me gati 100 për qind të votave. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë