Trazirat në Mineapolis, gazetari i CNN arrestohet gjatë lidhjes direkte

Gazetari i CNN, Omar Jimenez, është arrestuar nga policia gjatë një transmetimi direkt nga vendi ku po zhvillohen protesta në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gazetari u shoqërua në polici së bashku me kameramanin dhe producentin. Policët sekuestruan edhe kamerën e CNN, që vazhdoi të xhironte dhe të transmetonte “live” episodin e arrestimit, me efektivët që duket se nuk e kanë kuptuar që pajisja ishte e ndezur.