Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Trazirat në SHBA, Trump kërcënon të mobilizojë ushtrinë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 10:27 | Bota

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon të mobilizojë ushtrinë për të shuar trazirat civile në Shtetet e Bashkuara, lidhur me vdekjen e një afro-amerikani gjatë ndalimit nga policia.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë fajësoi autoritetet lokale të qyteteve e shteteve, të cilat siç tha, kishin dështuar të vinin nën kontroll situatën dhe të mbronin banorët.

 “Nëse qeveritë lokale apo shtetet refuzojnë të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve të tyre, do të mobilizoj ushtrinë dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”, tha presidenti amerikan.

https://www.youtube.com/watch?v=lJIGCSLu-CU

Protestat për vdekjen e 46-vjeçarit George Floyd janë përshkallëzuar ndjeshëm, duke rezultuar në përleshjet e dhunshme, plaçkitje, plagosje e humbje jetësh. 2 persona humbën jetën gjatë trazirave në Çikago, ku pati gjithashtu rreth 60 të arrestuar.

Në Saint Luis të Misurit, 4 policë u plagosën dhe po trajtohen në spital. Disa orë më vonë, në Uashington DC, u përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e vendosur në një park, ndërsa presidenti amerikan mbante një fjalim.

Trump kaloi më pas përmes parkut duke pozuar pranë një kishe të dëmtuar, çka nxiti kritika, nga ata që e akuzuan se po sulmonte me agresivitet demonstruesit paqësor për të realizuar foto.

https://a2news.com/2020/06/01/pergjaken-protestat-ne-shba-3-viktima-dhe-1-i-plagosur-policia-iu-bashkohet-manifestuesve/

Një sërë qytetesh të mëdha vendosën masën e ndalimqarkullimit gjatë natës. Nju Jorku ishte shtetrrethim deri në orët e para të së martës, ndërsa Uashingtoni e ka zgjatur masën për dy net të tjera. Dyqane ikonë në qytetin që nuk fle kurrë u plaçkitën dhe u vandalizuan. Disa persona u vunë në pranga.

Protestat nisën pas publikimit të videos, që shfaqte momentin e arrestimit të Floid, ndërsa një polic i kishte vendosur gjurin në qafë duke i bllokuar frymën. Autopsia konkludoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e asfiksisë duke e shpallur zyrtarisht një vrasje.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani