Tre faktorët që sollën krizën e energjisë

“Në nivelin ndërkombëtar mendoj se kanë qenë 3 faktorë strukturorë që kanë ndikuar. Së pari, periudha pas krizës së pandemisë. Kërkesat për energji, naftë dhe gaz u rritën shumë sepse industria mori një hov shumë të madh. Nga ana tjetër, edhe problemet klimaterike në Europë dhe në Rusi, që janë dhe vende tipike eksportuese dhe përdoruese, vera e nxehtë dhe dimri i ftohtë e rritën ndjeshëm kërkesën për naftë dhe gaz. Por edhe kapacitet prodhuese të tyre, që lidhen me elementë gjeopolitik me gazsjellësit midis Rusisë dhe Europës apo edhe vendimet e OPEC-ut për ta shtuar menjëherë sasinë e naftës në treg apo energjinë elektrike, ndikuan në rritjen e çmimit. Kur krijohen situata paniku çmimi rritet edhe më shumë”.