Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tri viktima nga i njëjti fis në Berat, xhaxhai dhe dy nipat bllokohen në pusin e ujit

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 10:47 | Kronikë
Tri viktima nga i njëjti fis në Berat, xhaxhai dhe dy nipat bllokohen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Dushnik të Beratit. Xhaxhai 77 vjeç, Kamber Hoxha dhe dy nipat e tij Neim dhe Gentian Hoxha, kanë mbetur të vdekur pasi janë futur në pusin që kishin në oborr. Është dashur ardhja e zjarrfikësve që të mundësojë nxjerrjen e trupave nga pusi.

Nga të dhënat paraprake hetimore, mësohet se i pari që ka mbetur në pus ka qenë 77-vjeçari Kamber Hoxha, ndërsa dy nipat janë futur njëri pas tjetrit për ta ndihmuar. Por me sa duket, në pus mund të ketë pasur ndonjë rrjedhje gazi, duke asfiksuar deri në vdekje të tre anëtarët e një fisi.

Në zonat rurale, puset janë të pranishme pothuajse në çdo familje, dhe herë pas here, futen në to për të kryer pastrimet dhe mirëmbajtjen e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani