Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Trefishohen rastet e fruthit në Evropë, Shqipëria 1466 raste

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2019, 22:42 | Sociale

Rastet e të infektuarve nga fruthi në Evropë u trefishuan ndërmjet 2017-s dhe 2018-s duke prekur mbi 82 mijë persona, numri më i lartë i regjistruar këtë dekadë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit Shqipërinë mes 10 vendeve me numrin më të lartë të rasteve me fruth për vitin 2018.

Në një raport të ri, OBSH raporton se në vendin tonë janë regjistruar 1466 raste.  Ndërsa niveli i vaksinimit po përmirësohet, OBSH thotë se mbulimi nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar qarkullimin e virusit në shumë vende.

“Situata në 2018 e bën të qartë se progresi në rritjen e nivelit të imunizimit, do të jetë i pamjaftueshëm për të ndaluar qarkullimin e fruthit. Ndërsa të dhënat tregojnë mbulim shumë të lartë me imunizim në nivel rajonal, ato gjithashtu reflektojnë një numër rekord të personave të vrarë nga virusi”, deklaroi Zsuzsanna Jakab drejtoresha rajonale për Evropën e OBSH-së.

Ukraina raportoi numrin më të lartë të të prekurve me fruth vitin e kaluar, me mbi 53mijë raste.

Më pas vjen Serbia me 5 mijë të prekur. Në këtë listë përfshihen dhe vende si Italia, Franca, Izraeli, Greqia, Gjeorgjia, Rusia dhe Rumania. Gjatë 2018-snë Evropë u shënuan 72 vdekje nga fruthi, ndërsa një vit më parë viktimat ishin 42.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani