Tregtarët dhe blerësit flasin për çmimet në tregje

Tregtarët e shumicës që rrisin çmimet e fruta-perimeve apo mallrave të tjerë ushqimorë do të gjobiten me 5 milionë lekë, ndërsa 100 mijë lekë gjobë do të ketë për tregtarët e pakicës. Kjo përcaktohet në aktin normativ të kryeministrit Rama, ku përcaktohen sanksione edhe për tregtarët në supermarkete apo edhe për farmacitë që abuzojnë me çmimet. Në rast se një subjekt kapet me përsëritje, i mbyllet aktiviteti për 6 muaj.