Tregtia Shqipëri-Kosovë, potenciali i madh, por i pashfrytëzuar

Kosova është partneri i dytë kryesor tregtar i Shqipërisë, megjithatë ajo çka ne dërgojmë dhe marrim nga Kosova përfshin më shumë lëndë të para dhe pak produkte të tjera. Sipas ekspertit të ekonomisë, Ilir Ciko, dy shtetet kanë një potencial shumë më të madh, por duhet të ndryshojnë qasje kur vjen puna tek tregtia.