Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tregu i karburanteve, qytetarët ankohen për cilësinë dhe abuzimet

Nga A2 CNN
23 Gusht 2019, 16:27 | Aktualitet

Prej disa javësh, tatimet dhe institucionet e tjera kanë zbarkuar në tregun e karburanteve për kontrollet e cilësisë dhe pagesës së taksave. Një nismë që sipas shtetit synon ta vendosë këtë sektor në shinat e rregullsisë, teksa qytetarët ndihen të pasigurt për produktin që marrin kundrejt një çmimi që aktualisht për litër është ndër më të lartit në Europë. “Unë nuk kam besim, cilësia e karburantit është shumë e keqe, boll të shkosh jashtë”, thotë një qytetar. Sipas një investigimi mbi cilësinë e karburanteve në vend nga Qendra për Gazetari Cilësore, rezultoi se mostrat e produktit të shitur në vend ishin ndjeshëm më të dobëta se vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani