Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tregu i Vlorës, kushte mesjetare dhe mungesë higjiene

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 20:55 | Sociale
Tregu i Vlorës, kushte mesjetare dhe mungesë higjiene

Tregu i madh i fruta-perimeve dhe bulmetit në qytetin e Vlorës, prej 30 vitesh vuan mungesën e investimeve. I pambuluar dhe pa kushtet e nevojshme higjieno-sanitare, ky treg është kthyer në një problem jo vetëm për qytetarët që blejnë, por edhe për tregtarët.

Pamjet nuk janë nga Lindja e Mesme, por në tregun e madh të qytetit turistik të Vlorës.

Tregtarët dhe qytetarët shprehen se janë të detyruar të tregtojnë dhe blejnë në kushte mesjetare, madje duke rrezikuar edhe shëndetin për shkak të mungesës së higjienës.

Tregtarët dhe qytetarët shpresojnë që Viti i Ri t’u sjellë kushte më të mira në treg, pasi apelet ndaj bashkisë kanë rënë në vesh të shurdhër prej më shumë se 30 vitesh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu