Tregu Industrial, të vetmit që e popullojnë janë vetë tregtarët

Me përfshirjen në hartën e zonave të gjelbra nga COVID-19, mbi 90% e aktiviteteve tregtare në Bashkinë e Elbasanit janë të hapura. Prej 11 majit u hap edhe tregu i vetëm industrial që ka qyteti i Elbasanit. Por, ajo që bie në sy në këto ditë të para pas rihapjes, është numri i ulët i blerësve, për të mos thënë që niveli i shitjeve është thuajse zero.