Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trendy kundër koronavirusit, maska me gurë dhe temina

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 17:11 | Lifestyle
Trendy kundër koronavirusit, maska me gurë dhe temina

Një stiliste jordaneze po i shton pak shije dhe shkëlqim, maskave që na kanë shoqëruar përgjatë këtyre javëve, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Samia Al Zakleh ka zgjedhur t’i bëjë maskat më tërheqëse, përmes ngjyrave dhe gurëve, një mënyrë kjo për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, për mbajtjen e kësaj maske, si një formë parandalimi për përhapjen e sëmundjes.

Edhe pse ende i papërhapur në Jordani në përmasa të frikshme, Al Zakleh thotë se qytetarët duhet të rrisin vigjilencën. “Qëllimi im është të krijoj këto lloj maskash, për të nxitur qytetarët që t’i mbajnë ato. Këto maska nuk janë 100% mjekësore, por unë dua ti nxis njerëzit për rëndësinë e saj. Dhe për ata që pëlqejnë modën dhe ndjekin trendet e fundit, mund t’i mbajnë. Ose mund t’i përdorin edhe sipër maskave që blihen në farmaci”, thotë ajo.

Maskat e saj, stilistja ua dhuroi influencueseve të modës dhe personazheve të njohur, si një mënyrë për t'i promovuar në rrjetet sociale. Për një maskë të tillë, Samia ka punuar 3 orë, duke qëndisur me dorë qindra gurë e temina. “Ka pasur shumë njerëz që e kanë pëlqyer këtë ide, por edhe nga ata që e kanë kritikuar sepse flasim për një sëmundje serioze që prekur mijëra vetë. Por qëllimi im në këtë rast ishte thjesht artistik”.

Që prej 10 marsit, Jordania ka mbyllur kufijtë me Izraelin, Libanin dhe Sirinë dhe nga java e ardhshme fluturimet do të pezullohen edhe me Francë, Gjermaninë dhe Spanjës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli