Tri shfaqje teatrale në tri ditë

Rikthehet komedia më e kërkuar nga publiku, njëkohësisht edhe më e duartrokitura “Boing Boing”. Kjo shfaqje ngjitet sërish në skenën eksperimentale të kryeqytetit pas rrugëtimit artistik edhe në teatrot e rretheve.

“Është një përpjekje që ka të bëjë me prekjen e ëndrrës. Pra duke iu larguar mashtrimit dhe asaj që Frojdi ka dhënë 80-90 vjet më parë”.

Kiço Londo, regjisor, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Historia e një francezi që josh tre stjuardesa është një komedia që çeli sezonin artistik në Teatrin Eksperimental, për 2018-ën, që po ashtu përfundon me duartrokitjet për aktorët që e ngjitën këtë vepër në skenë më shumë se 50 herë.

“Është punuar me shumë dashuri, me shumë seriozitet. Ka për t’u ndjerë energjia jonë edhe në skenë, kështu që ju ftoj të gjithë që të vinë ta shohin sepse nuk kanë për të dalë të pakënaqur, përkundrazi”.

Alesia Xhemalaj, aktore
Në skenën ngjitur, teatri eksperimental, do të ngjisë edhe dramën e Misugit, një burri që endet mes tri grave të tjera. Interpretuar nga Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj, kjo vepër do të përcjellë për tri netë shijen e kulturës orientale në një skenë shqiptare.

E ndërsa mbrëmjet i dedikohen të rriturve, mëngjeset në teatrin eksperimental janë për fëmijët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN